Advertisement

Responsive Advertisement

MUZIKA SIPAS TË 4 MEDHHEBEVE

 

MUZIKA SIPAS TË 4 MEDHHEBEVE

MUZIKA SIPAS TË 4 MEDHHEBEVE

– Pyetja: Shejhu ynë i dashur. Është përhapur një video e një davetxhiut në Facebook, i cili thotë se në lidhje me muzikën ka mospajtime të forta midis dijetarëve të fikhut dhe se hukmi i muzikës është i lidhur me efektin që lë muzika te shpirti i dëgjuesit. Nëse efekti është pozitiv, atëherë edhe muzika është pozitive, pra e lejuar. Ama nëse efekti që lë është negativ, atëherë edhe ajo është negative dhe nuk i lejohet këtij personi të dëgjojë muzikë, për shkak të efektit negativ që shkakton ajo. Cili është sqarimi juaj dhe cili është mendimi më i besueshëm i të katër medhhebeve të respektuara?

– Përgjigjja: Mendimi më i besueshëm i të katër medhhebeve është se muzika është haram. Sa i përket asaj se mospajtimet në lidhje me të janë të forta, kjo buron nga injoranca e thënësit të saj. Edhe Imam Gazaliju (rahimehullah) e ka shprehur qartë se ajo është haram. Pjesa e fjalës së Imam Gazalijut, me të cilën ata gumëzhijnë rreth saj, nuk ka lidhje me ndalimin, por aty Imam Gazaliju është transmetues i fjalës së dikujt tjetër e pastaj vetë Imami e shpreh qartë se është haram, ama shumica e atyre që shkruajnë në Facebook nuk i kuptojnë fjalët e dijetarëve.

— Shejh Nidal Aleh Rashshij, Allahu e ruajttë! /Mez'hebliu

Post a Comment

0 Comments