Advertisement

Responsive Advertisement

Cila është rruga juaj në fikh dhe përse?

 

Cila është rruga juaj në fikh dhe përse?

– Pyetja: Cila është rruga juaj në fikh dhe përse?

– Përgjigjja nga dijetari shqiptar, Hoxhë Vehbi Sulejman Gavoçi, Allahu e mëshiroftë: Rruga ime në fikh është rruga e (Imam) Ebu Hanifes, medhhebi hanefij. Jam lindur në këtë medhheb dhe kam marrë mësimet e para po në këtë medhheb. Pastaj kam parë se medhhebi i (Imam) Ebu Hanifes ka qenë që në kohët e tabi'inëve, përpara të gjithë medhhebëve.
(Imam) Ebu Hanifeh ka qenë i pastër në besim dhe ka shkruar në këtë dije, jo si medhhebët e tjerë. Ai ka pasur përherë një këshillë të përbërë prej 40 dijetarësh, me të cilët studionte çështje të vështira, derisa arrinin në vendime përkatëse.
Me studimet e mia të vjetra e të reja, kam gjetur se ky medhheb është me të vërtetë më i pëlqyeshmi, por në të njëjtën kohë nuk përbuz tre medhhebët e tjerë.
Ai që merret me libra të pëlqyeshëm, lexon mirë, me aftësi dhe i pajisur me dije dhe mirëkuptim, si dijetarët e mëdhenj të të 4 medhhebëve, do të përfitojë një qëndrim në këtë medhheb, si dhe respekt dhe nderim për tre medhhebët e tjerë.

— Mufti Muhammed Sytari, Allahu e ruajttë, "Vehbi Sulejman Gavoçi - dijetar nga dijetarët e ymmetit", f. 50. /Mez'hebliu

Post a Comment

0 Comments