Advertisement

Responsive Advertisement

CILI ËSHTË VENDIMI I ATIJ QË E PËRDOR TELEFONIN GJATË KOHËS SË XHUMASË

CILI ËSHTË VENDIMI I ATIJ QË E PËRDOR TELEFONIN GJATË KOHËS SË XHUMASË

CILI ËSHTË VENDIMI I ATIJ QË E PËRDOR TELEFONIN GJATË KOHËS SË XHUMASË


Pejgamberi a.s. thotë: “Kushdo që prek guralecë (luan me to) gjatë hytbes ka bërë veprim të kot-bosh" (Sahih Muslim:857)
-Kuptimi i hadithit është se kushdo që shpërqendrohet nga dëgjimi i predikimit të hytbes ditën e xhuma, duke prekur guralecë ose duke bërë ndonjë gjë tjetër konsiderohet veprim i kotë apo fjalë boshe, që do të thotë fjalë ose veprim i padobishëm, dhe me to humbet shpërblimin i namazit të xhumasë.
Shpjegimi i Hadithit:
- Fjala në hadith: “Kushdo që prek guralecë”. Qëllimi është që të shpërqendrohet nga dëgjimi i predikimit të hytbes në çështje të tjera, qoftë prekja e guralecëve apo ndonjë gjë tjetër që e shpërqendron namazliun nga dëgjimi i predikimit. Kjo pjesë e hadithit në kuptimin e sotit nënkupton edhe përdorimin e telefonit,celularit kur hatibi gjendet në hytbe, e me këtë shpërqendrohet nga dëgjimi dhe kuptimi i mesazhit të hytbes.
Fjala në hadith: “Ka bërë veprim koti apo fjalë boshe: nënkupton veprim të padobishëm ose fjalë të padobishme.
- Hadithi na udhëzon për rëndësin e dëgjimit të predikimit gjatë namazit të xhumasë, domosdoshmërisë së të qenit i pranishëm dhe i përulur, dhe shmangies së çdo gjëje që e shpërqendron namazliun prej hytbes. Këtu hyn edhe përdorimi i celularit gjatë ligjërimit të Imamit në hytbe.
Kushdo që merret me fjalë apo veprime boshe: Dmth: përdorë telefonin, lexon diçka tjetër…,ai nuk do të marrë shpërblimin e plotë të namazit të xhumasë, por do të humbasë shpërblimin e tij madhështor.
- Kuptimi i Hadithit:
“Ai është marrë me veprim apo fjalë boshe", që do të thotë se ka folur në një mënyrë që nuk është e lejueshme. Fjalët boshe mund të përkufizohen si çdo lloj të foluri, edhe nëse një njeri i thotë vëllait të tij: "Dëgjo" hytben. Kushdo që merret me fjalë boshe nuk ka pjesë të shpërblimit të xhumasë. Përkundrazi,fati dhe fitimi i tij është ajo fjalë ose veprim i kot që e ka bërë.
-Ky hadith tregon për vlerën e xhumasë dhe pozitën e lartë të saj.
Hadithi gjithashtu inkurajon të dëgjosh me vëmendje dhe me kujdes hytben nga Imami, duke respektuar etikën dhe rregullat e saj, sepse kjo sjell shpërblim të madh.
-Ai gjithashtu paralajmëron kundër fjalëve dhe veprimeve boshe (përdorimit të telefonit) gjatë hytbes së xhumasë, pasi është humbje kohe dhe humbje shpërblimi.
Kushdo që shpërqendrohet nga dëgjimi i hytbes së xhumasë, madje edhe duke prekur telefonin, duke lexuar tekste në telefon,mesazhe ai është marrë me veprim të kot- boshe, që do të thotë se ka humbur shpërblimin e namazit të xhumasë dhe vlerën e të dëgjuarit të saj me vëmendje.(MV)

Post a Comment

0 Comments