Advertisement

Responsive Advertisement

Kush lë diçka për hir të Allahut, Ai ia kompenson me diçka më të mirë

 

Kush lë diçka për hir të Allahut, Ai ia kompenson me diçka më të mirë
Ebu Bekër El-Ensari tregon për vetën e tij:

Jetoja në afërsi të Mekës Zoti e ruajt. Një ditë me kaploi një uri e madhe, nuk gjeja ndonjë gjë të shuaj atë uri.
Duke kërkuar ushqim gjeta një trastë të vogël mëndafshi e lidhur me një lidhëse nga mëndafshi. E mora atë dhe erdha në shtëpinë time, hapa qesën çka te shoh margaritarë të çmueshëm që kurrë nuk kisha parë të tillë.
E lidha përsëri dhe e lash ashtu si ishte dhe prapë dola në kërkim të ushqimit.
Dëgjova një plak që thërriste me zë të lartë: Kush gjen një qese kështu dhe kështu (duke përshkruar atë) ka shpërblim 500 dinarë ari.
I thash vetes: Unë jam i uritur dhe kam nevojë t’i marr këta dinar të përfitoj prej tyre dhe t`ia kthej qesën .
I thash plakut eja te unë. E mora atë në shtëpinë time dhe e pyeta në lidhje me qesen çfarë janë ata margaritarë dhe sa perla margaritari janë në të.
Ai i përshkroi ashtu si ishin. Nxora trastën dhe ja dhashë ai me ofroi shpërblimin e premtuar.
I thash që duhet ti kthej këta dinarë dhe nuk do të marrë prej tij shpërblim për këtë.
Ai më tha: Patjetër duhet t’i marrësh dhe këmbëngulte në këtë.
Edhe pse kisha shumë nevojë thash: Pasha Allahun që nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij nuk do të marr shpërblim për këtë dhe prej Allahut pres të më shpërblej. Nuk i pranova dinarët e tij.
U largua nga unë shkoi dhe pas sezonit të haxhit plaku me margaritarë u kthye në shtëpinë e tij.
Pas kësaj ndodhie dola nga Meka me barkë dhe mora rrugën drejt detit (në kërkim të furnizimit për tregti). Për shkak të valëve të mëdha barka u thye. Të gjithë njerëzit që ishin në të u mbyten dhe humbi e gjithë pasuria që kishim me vete. Allahu më shpëtoi duke qëndruar mbi një copë të barkës që më bartte herë djathtas e herë majtas dhe nuk e dija kah do të më drejtonte. Mbeta për një kohë në det duke u endur nga valët në vende të ndryshme derisa më shpien në një ujdhesë banorët e së cilës nuk dinin shkrim e lexim qëndrova në xhamin e tyre dhe filloja të këndoj Kuran, dhe sapo më vërejtën njerëzit e xhamisë m’u afruan e më thanë: “Na e mëso Kuranin”. Kështu vepruan të gjithë banorët e ujdhesës.
Gjersa i mësoja Kuranin përfitova shumë.
Në xhami vërejta një mus`haf të grisur e morra atë dhe fletët e tij të shkëputura për të lexuar.
Ata thanë: “A njeh shkrimin?” U përgjigja: “Po”. Ata thanë: “Na e mëso atë”, thashë: "Nuk ka asgjë të keqe”, iu përgjigja pozitivisht.” Sollën të rinjtë dhe fëmijët dhe unë i mësoja ata. Edhe nga kjo përfitova shumë të mira.
Ata dëshironin që të qëndroj në mesin e tyre. Për të realizuar këtë qëllim më ofruan që të martohem me një vajzë bonjake që kishte pasuri.
Në fillim nuk pranova mirëpo pas këmbëngulësisë së tyre nuk kisha zgjidhje tjetër dhe pranova kërkesën e tyre
E përgatitën atë vajzë për martesë, gjatë ceremonisë së martesës, kur e pash për herë të parë, sytë më shkuan te margaritarët që kisha parë në Meke e që tash ishin të varur në qafën e saj.
Unë isha i befasuar me këtë. Të afërmit e saj thanë: "O Shejh (dijetar i nderuar) po thyen zemrën e jetimit nuk e shikon atë, por shikoni margaritarët”. Thash vërtetë për këta margaritarë ka një rrëfim.
Ata thanë : Çfarë është historia e tyre? Unë i tregova atyre rrëfimin.
Ata brohoritën: “La ilahe il-lallah, Allahu Ekber, Subhanallah”, dhe zëri i tyre jehonte në horizontet e ujdhesës. Thash: “Subhanallah! Pse e tërë kjo?”
Ata thanë plakun që e ke takuar në Meke është babai i kësaj vajze që kur ishte kthyer nga haxhi pareshtur thoshte: “Pasha Allahun nuk kam parë mbi sipërfaqen e tokës musliman sikur ai që më ktheu margaritarët dhe e luste Allahun që ta bashkojë (t`ju bashkoj ) për ta martuar vajzën e tij me ty pastaj vdiq dhe ja që Allahu iu përgjigj lutjes së tij.”
Qëndrova një kohë më atë vajzë vërtetë ishte një grua e mirë me të kisha dy djem. Pastaj vdiq, Allahu e pastë mëshiruar. Nga ajo trashëgova margaritarët. Pas një kohe vdiqën dy djemtë, njëri pas tjetrit, dhe margaritarët më mbetën mua. I shita për njëqind mijë dinarë prej ari.

(Ibën Rexhebi) thotë: “Pas një kohe (Ebu Bekër el Ensari) tregonte se kjo është prej mbetjeve të atyre margaritarëve.”
Zoti pastë mëshirë për të gjithë.

Allahu i shpërbleftë kontribuuesit e këtij shkrimi

Post a Comment

0 Comments