Në transmetimet që gjenden në burimet autentike të hadithit, Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë se në ditët e Kurban-Bajramit ibadeti më i dashur tek Allahu xh.sh. është therja e kurbanit; se kurbani, sapo të theret, pranohet menjëherë tek Allahu xh.sh.; dhe se çdo pjesë e kafshës së kurbanit, madje edhe brirët dhe thundrat e saj, do të regjistrohen si vepra të mira për njeriun. Për këtë arsye, ai ka këshilluar që ky ibadet të kryhet vetëm për hir të Allahut xh.sh.
Titulli origjinal:
KURBAN REHBERI (Sorularla Kurban)
Nga turqishtja:
Rehan Neziri

0 Comments