Advertisement

Responsive Advertisement

Si duhet të agjërojë një grua që ka gjakderdhje të çrregullt menstruale?

 

Si duhet të agjërojë një grua që ka gjakderdhje të çrregullt menstruale?

Si duhet të agjërojë një grua që ka gjakderdhje të çrregullt menstruale?

Gratë gjatë periudhës së menstruacioneve nuk falin namaz dhe nuk agjërojnë. Pas pastrimit, namazet e lëna nuk i bëjnë kaza, ndërsa agjërimet i kompensojnë (Buhariu, Hajd, 20; Muslimi, Hajd, 69; Eba Davudi, Taharah, 106; Tirmidhiu, Taharah, 97).

Numri i ditëve të menstruacioneve nuk është i njëjtë për çdo grua. Sipas medh’hebit hanefi, kohëzgjatja minimale është tre ditë, ndërsa maksimalja dhjetë ditë.
 Kohëzgjatja përcaktohet sipas përvojës së mëparshme të gruas.

Në rastet e gjakderdhjeve të çrregullta, gjakderdhja që zgjat nga tre (3) deri në dhjetë (10) ditë konsiderohet menstruacion; gjatë këtyre ditëve agjërimi lihet dhe më pas bëhet kaza. Pas plotësimit të dhjetë ditëve, merret gusël dhe fillohet namazi dhe agjërimi.

Periudha e pastërtisë ndërmjet dy menstruacioneve nuk mund të jetë më pak se pesëmbëdhjetë (15) ditë.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments