Advertisement

Responsive Advertisement

Çfarë duhet të bëjë një grua që ka bërë nijet për agjërim, por gjatë ditës i vijnë menstruacionet?

 

Çfarë duhet të bëjë një grua që ka bërë nijet për agjërim, por gjatë ditës i vijnë menstruacionet?

Çfarë duhet të bëjë një grua që ka bërë nijet për agjërim, por gjatë ditës i vijnë menstruacionet?

Gratë gjatë periudhës së menstruacioneve (hajd) dhe lehonisë (nifas) nuk falin namaz dhe nuk agjërojnë. Më pas, agjërimet e lëna i kompensojnë (kaza).

Nëse një grua ka bërë nijet për agjërim dhe gjatë ditës i vijnë menstruacionet, ajo e prish agjërimin dhe pas përfundimit të menstruacionit ajo vazhdon t’i agjërojë ditët e tjera. Pas Ramazanit, këto ditë – bashkë me ditën kur i erdhën menstruacionet - ajo do t’i bëjë kaza.

Nuk është e drejtë që ajo të vazhdojë të sillet si agjërueshëm deri në iftar. Megjithatë, duke e respektuar ndjeshmërinë e Ramazanit, është e përshtatshme që ajo të mos hajë e të mos pijë në prani të të tjerëve.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments