Ata që e kalojnë Ramazanin dhe Bajramin në vende të tjera, nëse llogaritjet/takvimet e atij vendi ndryshojnë nga vendlindja, a duhet ta festojnë Bajramin sipas vendlindjes apo sipas vendit ku ndodhen?
Sipas mendimit të shumicës së dijetarëve (fakihëve), muajt hënorë fillojnë me shikimin e hënës së re (hilalit) pas perëndimit të diellit, nëse ajo shihet nga ndonjë vend i tokës.
Sot, me anë të llogaritjeve astronomike, mund të përcaktohet me saktësi se ku dhe kur mund të shihet hëna e re. Në vendin tonë dhe në shumicën e vendeve islame, kalendarët përgatiten sipas këtyre llogaritjeve dhe Ramazani e Bajramet përcaktohen në përputhje me to.
Disa vende të pakta islame, në përcaktimin e fillimit të muajve hënorë, e marrin për bazë jo momentin kur hëna mund të shihet, por momentin e bashkimit (ixhtima) ose shikimin e hilalit brenda territorit të tyre. Për këtë arsye, në botën islame ndodh që disa vende të fillojnë agjërimin ose të festojnë Bajramin një ditë para ose një ditë pas nesh.
Këto dallime që burojnë nga interpretimet juridike (ixhtihadet) nuk e dëmtojnë adhurimin e askujt.
Prandaj, një musliman që ndodhet në një vend tjetër duhet ta festojë Bajramin sipas vendit ku ndodhet dhe ta përjetojë gëzimin e Bajramit së bashku me muslimanët e atij vendi.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments