Advertisement

Responsive Advertisement

A mund të agjërojnë gratë gjatë shtatzënisë?

 

A mund të agjërojnë gratë gjatë shtatzënisë?

A mund të agjërojnë gratë gjatë shtatzënisë?

Një nga arsyet e vlefshme për të mos agjëruar në Ramazan është shtatzënia ose gjidhënia. Gratë shtatzëna ose ato që e ushqejnë fëmijën me gji, nëse kanë frikë se agjërimi mund t’u shkaktojë dëm atyre ose fëmijës, mund të mos agjërojnë. Ato, në njëfarë mënyre, konsiderohen në gjendje të ngjashme me të sëmurin; për më tepër, ekzistojnë edhe hadithe që ua japin këtë lehtësim (Nesaiu, Sijam, 51, 62; Ibnu Maxhe, Sijam, 12).

Nëse gruaja shtatzënë ose ajo që ushqen me gji ka mundësi të agjërojë pa u dëmtuar as ajo dhe as fëmija, mund të agjërojë. Në këtë çështje është e përshtatshme të konsultohet një mjek specialist.

Gratë që nuk agjërojnë për arsye të ligjshme si shtatzënia apo gjidhënia, i kompensojnë (kaza) agjërimet e lëna në një kohë tjetër kur kushtet janë të përshtatshme.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments