Advertisement

Responsive Advertisement

A mund të agjërojnë gratë gjatë ditëve të tyre të veçanta?

 

A mund të agjërojnë gratë gjatë ditëve të tyre të veçanta?

A mund të agjërojnë gratë gjatë ditëve të tyre të veçanta?

Një grua gjatë periudhës së saj mujore (hajd) e ka të ndaluar të falë namaz dhe të agjërojë. Namazi dhe agjërimi i saj në këtë gjendje nuk janë të vlefshme. Juristët islamë janë në një mendim (ixhma) për këtë çështje.

Ekziston gjithashtu pajtim i plotë i medhhebeve se namazet e lëna gjatë periudhës mujore nuk bëhen kaza, ndërsa agjërimet e lëna duhet të kompensohen pas pastrimit.

Ky konsensus mbështetet në hadithet e Muhammedit s.a.v.s. dhe në praktikën e sahabëve. Në të vërtetë, hz. Aisheja r.a., kur u pyet për këtë çështje, tha se në kohën e të Dërguarit s.a.v.s., kur gratë kishin menstruacione, urdhëroheshin t’i kompensonin agjërimet e lëna, por nuk ngarkoheshin me kompensimin e namazeve (Buhariu, Hajd, 20; Muslimi, Hajd, 69).

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments