A është e lejueshme që gratë në Ramazan të përdorin ilaçe për shtyrjen e menstruacioneve?
Periudha e menstruacioneve është pengesë për agjërimin. Agjërimi i mbajtur në këtë gjendje nuk është i vlefshëm.
Megjithatë, nëse për shkak të përdorimit të ilaçeve që e shtyjnë menstruacionin nuk ndodh gjakderdhja, atëherë nuk konsiderohet se ka filluar periudha mujore dhe agjërimi i mbajtur është i vlefshëm.
Por, duke qenë se me anë të gjakut menstrual trupi nxjerr jashtë disa substanca të dëmshme të grumbulluara, nga pikëpamja shëndetësore nuk rekomandohet përdorimi i ilaçeve për t’i penguar menstruacionet.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments