Advertisement

Responsive Advertisement

A e prish agjërimin përdorimi i supozitorëve (fitilëve) dhe bërja e klizmës?

 

A e prish agjërimin përdorimi i supozitorëve (fitilëve) dhe bërja e klizmës?

A e prish agjërimin përdorimi i supozitorëve (fitilëve) dhe bërja e klizmës?

Procesi i tretjes përfundon në zorrët e holla. Në zorrët e trasha përthithen vetëm uji, glukoza dhe disa kripëra. Ndërsa midis vaginës së gruas dhe sistemit tretës nuk ekziston ndonjë lidhje. Prandaj, supozitorët që përdoren përmes vaginës nuk e prishin agjërimin.

Supozitorët që përdoren nga anusi, edhe pse hyjnë në sistemin tretës, nuk e prishin agjërimin, sepse tretja përfundon në zorrët e holla, supozitorët nuk kanë veti ushqyese dhe përdorimi i tyre nuk përbën ngrënie apo pirje.

Sa i përket klizmës, paraqiten dy raste:
– Meqenëse në zorrët e trasha përthithen uji, glukoza dhe disa kripëra, nëse jepet në zorrë një lëng me përmbajtje ushqyese ose nëse uji i dhënë lihet aq sa të përthithet në sasi që e prish agjërimin, atëherë agjërimi prishet.
– Por nëse uji që jepet në zorrë nuk lihet të qëndrojë dhe zorrët pastrohen menjëherë, duke nxjerrë jashtë jashtëqitjen së bashku me ujin e dhënë, dhe sasia e përthithur është shumë e vogël, atëherë agjërimi nuk prishet.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments