A e prish agjërimin gjakderdhja e dhëmbëve dhe gëlltitja e gjakut të përzier me pështymë?
Gjakderdhja e dhëmbëve nuk e prish agjërimin.
Megjithatë, nëse gjaku që del është i barabartë ose më i madh në sasi se pështyma me të cilën përzihet dhe gëlltitet, atëherë agjërimi prishet dhe duhet të bëhet kaza.
Nëse sasia e gjakut është më e vogël se pështyma, kjo nuk merret parasysh dhe agjërimi nuk prishet.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments