A e prish agjërimin anestezia?
Anestezia realizohet duke dhënë ilaç në trup përmes rrugëve të frymëmarrjes ose me injeksion. Anestezia e bërë në këtë mënyrë nuk arrin në stomak dhe nuk përbën ngrënie apo pirje.
Megjithatë, në anestezinë rajonale dhe të përgjithshme, në raste urgjente hapet rrugë intravenoze dhe gjatë procedurës zakonisht jepet serum (infuzion) përmes saj.
Prandaj, anestezia lokale (mpirje e kufizuar) nuk e cenon vlefshmërinë e agjërimit.
Ndërsa në anestezinë rajonale dhe të përgjithshme, për shkak të dhënies së infuzionit, agjërimi prishet.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments