Pyetje
Dëshiroja të pyesja se çfarë mund të bëjë një grua për të gjetur një bashkëshort. Dua të them, si lutje etj. A mund të përmendni ndonjë dua ose praktikë që një grua mund të lexojë që të gjejë një burrë. Kam bërë shumë du’a edhe gjatë iftarit, por ende pa fat. Po filloj të humbas shpresën dhe ndihem se po plakem shpejt. Në duat e mia zakonisht thosha: “O Allah, më dhuro një bashkëshort të devotshëm kur të vijë koha e duhur për mua.” E kam bërë këtë dua për muaj të tërë, deri kohët e fundit kur fillova të bëhem e paduruar dhe fillova të thosha: “O Allah, më dhuro një bashkëshort të mirë dhe të devotshëm.”
Nëse keni ndonjë këshillë lidhur me këtë çështje, do të ishte shumë e vlerësuar. Allahu ju shpërbleftë.
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
Përgjigje
Si muslimanë, ne besojmë në Takdir (Caktim). Çdo gjë është e përcaktuar dhe në dijeninë absolute të Allahut. Kjo përfshin edhe martesën e një personi. Çdo gjë do të ndodhë sipas Takdirit; me kë do të martohesh dhe kur. Kthehu tek Allahu dhe kërko udhëzimin e Tij në kërkimin e partnerit të martesës që të është caktuar. Ne jetojmë në këtë botë duke përdorur mjete dhe mënyra për gjithçka që na nevojitet, dhe martesa nuk bën përjashtim. Përdor të gjitha mjetet e mundshme brenda kufijve të Sheriatit për të kërkuar bashkëshortin. Me këtë, sa vijon mund të jetë e dobishme, pasi është provuar dhe testuar.
Një person mund të praktikojë diçka që është provuar dhe testuar, pa e konsideruar atë 'të detyrueshme' sipas sheriatit:
- Recitoni Salavate 500 herë çdo ditë.
- Duaja e Musait alejhi selam që përmendët gjithashtu është e dobishme:
رَبِّ إِنّى لِما أَنزَلتَ إِلَىَّ مِن خَيرٍ فَقيرٌ
“O Zot! Me të vërtetë jam në nevojë për çdo të mirë që Ti më dhuron.”
(Sureja Kasas, ajeti 24)
Gjithashtu, recitoni shumë istigfar, sepse ai është një mjet për të zgjidhur vështirësi. Resulullāhi Sallallāhu alejhi ve Selem tha:
مَنْ لَزِمَ الاِسْتِغْفَارَ جَعَلَ اللَّهُ لَهُ مِنْ كُلِّ ضِيقٍ مَخْرَجًا وَمِنْ كُلِّ هَمٍّ فَرَجًا وَرَزَقَهُ مِنْ حَيْثُ لاَ يَحْتَسِبُ
“Kushdo që bën shumë istighfar, Allahu do t’i krijojë një rrugëdalje nga çdo ngushticë, do t’i hapë një zgjidhje nga çdo shqetësim dhe do t’i japë nga burime që nuk i imagjinon.”
(Ebu Davudi, Hadith #1518)
Gjithashtu, kryeni namazi e nevojës (salatul haxheh). Metoda për kryerjen e saj është:
- Merrni abdest në mënyrë të rregullt
- Falni dy rekate namaz
- Falënderoni dhe lartësoni Allahun Teala (me dhikre)
- Dërgoni Salavate mbi Pejgamberin alejhi selam
- Recitoni duan e mëposhtme:
لاإله إلا الله الحليم الكريم سبحان الله رب العرش العظيم الحمد لله رب العالمين أسئلك موجبات رحمتك وعزائم مغفرتك والغنيمة من كل بر والسلامة من كل إثم لا تدع لي ذنبا الا غفرته ولا هما إلا فرجته ولا حاجة هي لك رضا إلا قضيتها يا أرحم الراحمين
Përkthimi:
“Nuk ka zot përveç Allahut, i Butë dhe i Dijshëm. Nuk ka zot përveç Allahut, i Lartë dhe i Madh. Lavdi Allahut, Zotit të Arshit të Madhërishëm. Të gjitha lavdërimet janë për Allahun, Zot i të gjithë botëve. Të lutem (O Allah) për gjithçka që të çon drejt mëshirës Tënde dhe faljes së madhe, për të përfituar çdo të mirë dhe shpëtim nga çdo mëkat. Mos lër asnjë mëkat timin pa e falur, asnjë shqetësim pa i hapur një rrugëdalje, dhe asnjë nevojë që të jetë në kënaqësinë Tënde pa e plotësuar, O Mëshiruesi më i Madh!”
(Tirmidhiu, Hadith #477)
Nëse rrethanat nuk lejojnë kryerjen e dy rekateve namaz, atëherë thjesht duhet të kthehesh tek Allahu me përulësi dhe të kërkosh nevojat e tua.
Më e rëndësishmja, vepro sipas sheriatit, përdor Takvan dhe bëj dua tek Allahu që të të ndihmojë të arrish qëllimin tënd.
Vetëm Allahu e di më mirë.
Shkruar nga: Mufti Muhammad Adnan
Kontrolluar dhe miratuar nga: Mufti Mohammed Tosir Miah
Darul Ifta Birmingham
Përktheu: Zëri Kur'anor
Burimi: https://islamqa.org/hanafi/daruliftaa-birmingham/171130/duas-for-a-pious-spouse/

0 Comments