Xhamia e re në Fushë Topanë të Shkupit, e ndërtuar me një arkitekturë të frymëzuar nga trashëgimia osmane do të ketë kapacitet për rreth 3.500 persona. Përveçse vend adhurimi, ajo synon të shërbejë si hapësirë për fëmijët dhe të rinjtë, për mësim, zhvillim dhe socializim, duke u bërë një qendër e gjallë shpirtërore dhe shoqërore për Shkupin dhe rajonin. Ajo pritet të bëhet një ndër xhamitë më përfaqësuese, që do të pasurojë aspektin fetar, kulturor dhe historik të kryeqytetit.
NDËRTIMI ËSHTË NË FAZËN E FUNDIT - PËR DISA MUAJ PRITET HAPJA SOLEMNE.
0 Comments