Fillimisht është e obliguar të shpjegojmë çfarë janë emulgatorët dhe zhelatina, për arsye se kjo pyetje si dhe shumica e pyetjeve të ngjajshme bëhen terminologjikisht në mënyrë joadekuate nga ana e pyetësve. Në realitet, emulgatorët dhe zhelatina janë lloje të ashtuquajtur ADITIVË që shënohen me numrat E nga të cilët shumica janë me prejardhje shtazore. Andaj, ekziston nevoja që të bëhet hyrje e shkurtër e cila flet për aditivë, para vet përgjigjes në pyetje.
Në realitet, si pasojë e zhvillimit të teknologjisë ushqimore dhe nevojës që sasia e ushqimit të ruhet për një periudhë të gjatë, si dhe rritjes së nevojave të konsumatorëve, industria ushqimore adaptohet duke ofruar ushqimin me karakteristika senzorike, me pamje të re, me afat më të gjatë, me shije të re, etj. Rol të rëndësishëm në këto kreacione ka pasur dhe kanë gjithnjë e më shumë shtresat e ndryshme në ushqim që quhen aditiv. Këto janë substanca me strukturë kimike të njohur, të cilat veçmas nuk konsumohen, dhe as nuk janë përbërës tipik të ushqimit dhe nuk kanë vlerë ushqyese.
Aditivët (bukvalisht d.m.th. "shtesë") janë substanca ose bashkëdyzime që nuk janë ushqim, por i shtohen ushqimeve (por edhe ilaçëve) gjatë kohës së prodhimit, përpunimit, paketimit, ose transportit për rritjen e cilësive kualitative (pamjes, shijes, aromës, ngjyrës, strukturës, vazhdueshmërisë së ushqimit). Këto janë substanca që u shtohen ushqimeve me qëllim dhe në sasi të vogla, për ta përmirësuar pamjen e tyre, aromën, teksturën dhe qëndrueshmërinë.
Sistemi E i numrave që tregon aditivin ka hyrë në Evropë për të rregulluar me lehtë aditivin. Numri E shërben si vërtetim për vlerësimin e rrezikut për shëndet (d.m.th. evaluimin toksikologjik) dhe klasifikimin e aditivit.
Sistemi E i numrave në shënimin e aditivit është sa vijon: ngjyra (në renditjen e numrave (100-181), konzervansët (200-285 dhe 1105), antioksidantët (300-340), rregullatorët e aciditetit (numra të ndryshëm), emulgatorët dhe dendësuesët (322, 400-499 dhe 1400-1451), substancat për ndalimin e dendësisë (550-572), forcuesit e shijes (600-650), gjërat për polirim (900-910), dhe substancat për ëmbëlsim (420, 421, 950-970).
Disa aditivë janë me prejardhje natyrale si vitamina C, karoteni - b, pektina, enzimet, karagenani, disa aroma, etj., ndërsa disa aditivë tjera janë bashkëdyzime të sintetizuara kimike me përbërje saktë të njohur. Aditivët me prejardhje natyrale mund të jenë bimor, shtazor, aditiv nga mikroorganizmat dhe aditivët mineral.
Aditivëve në bazë të hulumtimeve themelore detale dhe rezultateve të fituara u lejohet përdorimi, duke krijuar rregulla që definon qëllimin dhe sasinë e aditivit që mund të përdoret. Për shkallën e sigurisë shëndetësore shfrytëzohet shenja GRAS-term që shfrytëzohet për aditivë në SHBA dhe është i pranuar në mesin e shkencëtarëve. Aditivi ka statusin GRAS kur është i njohur përgjithësisht dhe është i parrezikshëm për shëndetin e njeriut. Numri i aditivëve në listën GRAS ndryshon.
Për aditivët që shfrytëzohen e nuk janë në listën GRAS është i parashikuar tretmani i veçantë, d.m.th. kalojnë në hulumtim afatgjatë.
Shpesh bëhet pyetje a thua aditivët nga materiali natyror janë "më të sigurt" se aditivët të sintetizuar në mënyrë kimike?
Shkencëtari mjekësor Mr. Marijan Kataleniq (udhëheqës i sektorit për ushqim të drejtë shendetësor në entin e Kroacisë për shëndet publik) pohon se në themel ky ndryshim nuk ekziston, sepse aditivët që fitohen nga materiali natyror sikur edhe aditivët e sintetizuar në mënyrë kimike janë të kontrolluar, por ka të bëjë vetëm me materiale burimore të ndryshëm.
Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) si dhe Organizata për ushqimet në bujqësi (FAO) kanë vendosur parimet themelore të përdorimit të aditivëve dhe plotësimin e kushteve të caktuara.
Ajo që ne na intereson në këtë studim janë aditivët me prejardhje shtazore d.m.th. ata që janë të fituar nga pjesët e derrit (ose yndyra e derrit), kafshëve të ngordhura, insekteve ose kafshëve mishi i të cilave ne myslimanëve na lejohet me ngrënë kur gjatë therrjes së tyre plotësohen kushtet e therrjes sipas sheriatit (por, meqë këta aditiv kryesisht prodhohen në Perëndim, plotësimi i këtyre është në pyetje).
Gjithashtu ta nënvizojmë dhe përmendim edhe njëherë që aditivët që fitohen nga materiet natyrore (sikur kafshët) dhe aditivët që janë sintetizuar në mënyrë kimike edhe njërët edhe tjerët jannë të nënshtruar kontrollit kimik të procesit gjatë fitimit të tyre.
Ky fakt esencialisht ndikon në statusin e sheriatit të konsumimit të aditivëve të dyshimtë.
Për të sjellë qëndrim të sheriatit në lidhje me përdorimin e aditivëve të dyshimtë d.m.th. atyre që janë me prejardhje shtazore, duhet shkurtimisht të shpjegojmë disa çështje (mes'ele) tjera mbi të cilat ndërtohet kjo pyetje.
Çështja e parë: A thua derri (apo pjesët e derrit) është i pastër apo i papastër?
Kjo pyetje është me rëndësi për shkak të përdorimit jashtë trupor dhe përdorimin e ilaçeve, yndyrave, kremeve dhe ngjajshëm që përmbajnë në vete aditivë të fituar nga derri ose pjesët e tij. Por, nuk ka nevojë të përmendet çështja e ndalesës së konsumimit të mishit të derrit (apo pjesëve të tij) në të cilët është ixhmaja e dijetarëve të këtij Ummeti.
Shumica e dijetarëve hanefij (Fet'hul-kadir, 1/64), maliki (Sherh Minehil-xhelili 1/600), shafij (El-Mexhmu'u 1/215) dhe medhhebi hanbeli (El-Mugni, 1/66), si dhe Ibn Hazm (El-Muhal-la 7/388), mendojnë se të gjitha pjesët e derrit janë të papastërta.
Argument me të cilin tregojnë qëndrimin e tyre janë fjalët e të Lartësuarit:
"Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t'i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është që falë e mëshiron shumë." (El - En'amë, 145)
Thuhet se përemri tregues "kjo është" kthehet te derri, ndërsa "rixhs" d.m.th. të papastërta, andaj, për këtë tërë derri në vetvete është i papastër. Ibn Abidini ka thënë: "Ngase derri në vetvete është i papastër, që d.m.th. që trupi i tij me gjitha pjesët ëshë i papastër qoftë i gjallë ose i ngordhur, papastërtia e derrit nuk është për shkak të gjakut për çfarë janë të papastërta kafshët tjera dhe mu për këtë nuk bën dobi rexhja . . ." (Hashijetu Ibn Abidin, 1/204).
Ky është qëndrim i shumicës së juristëve islam dhe mund të thuhet se është i ndaluar konsumimi i cilës do pjesë të derrit, pa marrë parasysh mishin, lëkurën, eshtrat, trurin, kokën, thundrrat, qumështin, etj.
Çështja e dytë: Çështja e procesit të ndryshimit të materies së papastër në një materie krejt tjetër me ç'rast ndryshon cilësitë e saj të mëparshme, e njohur te juristët islam me emrin "istihale" sikur kthimi i alkoolit në uthull ose e derrit në kripë.
D.m.th. shtrohet pyetja a thua kjo substancë e papastër pasi që u ndryshua në substancë tjetër me këtë u bë e pastër, që d.m.th. se është e lejuar të shfrytëzohet dhe konsumohet¸ apo edhe më tej mbetet e papastër?
Dijetarët në këtë çështje (jashtë mes'eles të kthimit të qëllimshëm të alkoolit në uthull nga ana e njeriut), ekzistojnë dy qëndrime.
I pari që gjërat e papastërta me transformimin në një subtancë tjetër nuk bëhen të pastërta, përveç alkoolit i cili në mënyrë natyrale kthehet në uthull dhe gjakut i cili në mënyrë natyrale kthehet në qumësht dhe aromë misku.
Këtë qëndrim e kanë dijetarët e medhhebit shafij (El-Mexhmu'u 2/532), ky është edhe qëndrimi i medhhebit hanbelij (El-Insaf 1/318) dhe në këtë është edhe Ebu Jusufi nga hanefitë (Fet'hul-kadir 1/200).
Qëndrimi i dytë është që gjërat e papastërta me transformimin në ndonjë substancë tjetër me ç'rast i ndryshojnë karakteristikat bëhen të pastërta dhe lejohet me i shfrytëzuar, por që dijetarët e këtij qëndrimi në mes veti janë ndarë a thua njeriut i lejohet që ai t'i shndërrojë gjërat e papastërta në disa substanca krejt tjera sipas karakteristikave, ndërsa janë unanim kur transformohet në mënyrë natyrale ose ndërhyrjen e njeriut, kur janë të pastërta. Ky është qëndrimi i medhhebit hanefij (El-Bahru er-raiku 1/239) dhe medhhebit malikij (Hashijetud-Dusuki 1/52), rivajet nga Ahmedi (El-Insaf 1/318), ndërsa e përfaqësojnë Dhahirit (El-Muhal-la 1/166) dhe Ibn Tejmije (Mexhmu'ul-fetava 12/68)
Mendimi i zgjedhur për këtë çështje është qëndrimi i dytë, d.m.th. që gjërat e papastërta me transformimin në ndonjë substancë tjetër me ç'rast ndryshojnë karakteristikat e tyre, bëhen të pastërta dhe lejohet të shfrytëzohen.
Argumenti më i fortë me të cilin e mbështesin këtë qëndrim është rregulla e sheriatit: "Rregulla e sheriatit e një gjëje është e lidhur me shkakun për të cilin është përshkruar dhe kur zhduket ky shkas, ndalet edhe rregulla e sheriatit." P.sh. konsumimi i alkoolit është i ndaluar për shkak të dehjes, por kur alkooli humb cilësinë e dehjes me atë që në mënyrë natyrale kthehet në uthull ndryshon edhe rregulli i konsumimit të njëjtit.
Pas këtyre mes'eleve kemi ardhur deri te esenca e problemit e ky është përdorimi i aditivëve me prejardhje shtazore. Para kësaj të potencojmë se në këtë çështje nuk bëjnë pjesë prodhimet ushqimore në të cilat vendoset yndyra e derrit jo në formë të aditivëve i cili është i fituar nga yndyra e derrit, por yndyra e pastër e derrit e cila nuk ka pësuar asnjë ndryshim kimik, sikurse disa djathëra, disa lloje të vajrave, yndyra margarine, gjithashtu disa lloje të keksave, çokollata dhe akullore, këto prodhime ushqimore nuk është assesi e lejuar të konsumohen.
Natyrisht, duke marrë parasysh ixhmanë e dijetarëve për ndalesën e konsumimit të derrit dhe qëndrimit të shumicës së dijetarëve që derri është i papastër dhe që me këtë nuk ekziston asnjë formë e nevojës së domosdoshme për konsumimin e të njëjtave, sepse ekziston zëvendësimi për këto.
Shumica e komisioneve për dhënien e fetvave, kolegjeve të fikhut dhe dijetarëve bashkëkohor, në mes tjerëve komisioni Saudit për fetva, Bin Bazi, Muhammed Salih El-Munexhxhid dhe shumë tjerë, preferojnë qëndrimin se është i ndaluar përdorimi i aditivëve nga pjesët e derrit, kafshëve të ngordhura dhe kafshëve që nuk janë të therrura sipas sheriatit si dhe prodhimet në të cilat këto shfrytëzohen, por që është i lejuar përdorimi i aditivëve, të përfituar nga kafshët mishi i të cilave lejohet dhe janë të therrura. Sipas sheriatit shumica prej tyre qëndrimin e tyre e bazojnë në ndalesën e konsumimit të mishit të derrit dhe gjitha pjesëve të derrit, si dhe mishit të kafshëve të lejuara të cilat nuk janë therrur sipas sheriatit duke mos marrë parasysh procesin kimik të përfitimit të aditivëve.
Ndërsa një numër i vogël i dijetarëve që kanë qëndrim, edhepse mendojnë që substancat e papastërta me transformimin në ndonjë substancë tjetër me ç'rast ndryshojnë karakteristikat e tyre bëhen të pastërta, nuk janë të sigurtë që në procesin kimik të përfitimit të aditivëve me prejardhje shtazore ka ardhur deri te ndryshimi i plotë andaj mbesin në ndalim.
Qëndrimi i dytë që përfaqëson grupi i dijetarëve bashkëkohor është lejimi i përdorimit të aditivëve me prejardhje shtazore. Këta mendojnë që substancat e prejardhjes shtazore, sikurse derri dhe kafshëve që nuk janë therrë sipas rregullave të sheriatit, nga të cilat përfitohen aditivët, kanë përjetuar ndryshim (istihal) me ç'rast kanë ndryshuar karakteristikat e tyre të mëparshme d.m.th. tërësisht janë transformuar në një substancë tjetër me ç'rast janë bërë të pastërta dhe konsumimi i tyre lejohet.
Këtë qëndrim përfaqësojnë prof.dr. Alijj Karhedagi dhe prof.dr. Alijj Muhammedi, në librin "El-Kadaja et-tibijje el-mu'asire" (fq. 243) duke pohuar që dijetarët myslimanë dhe shkencëtarët kanë vërtetuar që gjatë përfitimit të aditivëve ndodh ndryshim i njërës gjë në tjetrën (d.m.th. istihala).
Këta në këtë thirren në dijetarët myslimanë dr. Muhammed El-Hevariu, dr. Muhammed Abdusselami dhe dr. Ahmed Rexhai të cilët për këtë çështje kanë bërë hulumtime dhe kanë shkruar studime.
Gjithashtu, ky qëndrim është rekomandimi i simpoziumit të tetë Mjekësor dhe juridiko-sheriat i mbajtur me 22-24.11.1415 sipas Hixhrit (e që i përgjigjet 22-24.05.1995 Miladi) në Kuvajt që organizon organizata Islame për shkenca mjekësore. Në këtë simpozium kanë marrë pjesë El-Az'hari, Kolegji i drejtës islame në Xhidde, Organizata Botërore e shëndetësisë në Aleksandri dhe Ministria e shëndetësisë nga Kuvajti. Nga dy temat për të cilat është udhëhequr diskutimi, njëra ka qenë "Gjërat e papastërta dhe të ndaluara në ushqim dhe ilaçe", e cila është e lidhur me çështjen për të cilën flasim.
Në mes tjerave, nga rekomandimet e këtij simpoziumi është sa vijon:
"8. Istihala, me të cilën nënkuptohet ndryshimi i gjërave në gjëra tjera e cila nga ajo ndryshon sipas karakteristikave, ndryshon gjërat e papastërta në të pastërta, dhe ndryshon gjërat e ndaluara sipas sheriatit në gjëra të lejuara sipas sheriatit. Në bazë të kësaj, zhelatina e përfituar nga transformimi (istihala) i eshtrave, lëkurës, ligamenteve të kafshës së papastër është i pastër dhe lejohet me e ngrënë, sapuni i cili prodhohet me transformim (istihale) nga yndyra e derrit ose nga kafsha e ngordhur bëhet e pastër me këtë transformim (istihale) dhe lejohet të shfrytëzohet, djathi i cili përpunohet në vendin ku bëhet djathi dhe merret nga kafsha e ngordhur mishi i së cilës lejohet për ngrënie është i pastër dhe lejohet konsumimi i tij, yndyrat, kremet dhe kozmetika në përbërjen e të cilit gjindet yndyra e derrit janë të papastërta dhe nuk lejohet përdorimi i tyre sipas sheriatit përveç nëse tek ato realizohet ndryshimi (istihala) e yndyrave dhe transformimi në një gjë tjetër."
Vërejtje: Duhet theksuar që myslimanët në vendet myslimane ose kudo qoftë që kanë zgjidhje, nuk është e lejuar që të prodhojnë aditiv nga pjesët e derrit, kafshëve të ngordhura ose kafshëve mishi i të cilave është hallall por nuk janë të therrura sipas sheriatit. Tek ata është obligim që të shfrytëzojnë gjatë prodhimit të aditivëve zëvendësimin në ato që janë të lejuara sipas sheriatit, sikurse pjesës së lopës, deles dhe ngjajshëm. Si shembull për lëvdatë e kërkimit të ndryshimit për zhelatina të përfituara nga derri është rasti i prodhimit të zhelatinës nga kafshët mishi i të cilave është hallall në Egjipt, Malejzi dhe Pakistan.
Në fund mbetet pyetja, a thua aditivët me prejardhje shtazore të përfituara nga derri, ngordhësira, etj., që prodhohen në vendet perëndimore por edhe në vendet myslimane ku nuk ka kujdes për këto gjëra dhe ku myslimani nuk ka zgjidhje, a janë të pastër dhe a lejohen të konsumohen?
Nga dy mendimet e lartëpërmendur, mendimi që duhet dhënë përparësi është ai i cili përfaqëson qëndrimin se këta aditiv janë të pastër dhe është e lejuar të konsumohen, por Allahu e di më së miri. Argumentet, shpjegimet e këtij mendimi bazohen sa vijon:
E para: Në mas'eli istihale, d.m.th. në ndryshimin dhe transformimin e gjërave në një gjë krejt tjetër gjatë së cilës ajo ndryshon karakteristikat e saj, mendimi i drejtë është se ajo substancë e cila ka qenë para istihalës e papastër dhe haram është bërë e pastër dhe e lejuar për përdorim, thjeshtë nga shkaku që ajo nuk është më ajo substancë fillestare.
E dyta: E kanë vërtetuar edhe shkencëtarët mjekësor myslimanë dhe jomyslimanë që aditivët e përfituar nga lëndë e parë e kafshëve, sikurse pjesët e derrit, kafshëve të ngordhura dhe ngjajshëm, kalojnë nëpër proces kimik të kontrolluar me ç'rast në fund të procesit përfitohet substancë krejt tjetër, d.m.th. aditivët përjetojnë atë që juristët islam e quajnë istihale.
Shkencëtari mjekësor mr.sc. Marijan Kataleniq në pyetje a thua aditivët nga lëndët natyrale janë "më të sigurt" se aditivët e sintetizuar në mënyrë kimike, u përgjigj që në themel ky ndryshim nuk ekziston, sepse aditivët që përfitohen nga lëndët natyrale si dhe aditivët të sintetizuar në mënyrë kimike janë të nënshtruar procesit kimik të kontrolluar gjatë përfitimit të tyre, andaj vetëm ka të bëjë me lëndë të ndryshme burimore.
E treta: Shejh Abdullah Es-Silmi mendon që çështja e konsumimit të aditivëve (numrat E) me prejardhje shtazore bën pjesë në rregullën e fikhut "ma te'ummu bihi el-belva", d.m.th. nevojë e përgjithshme e cila kërkon dhënien e lehtësisë.
Pra, shfrytëzimi dhe përdorimi i prodhimeve ushqimore të llojllojshëm të cilët në vete bartin numrat E (aditivët) është bërë fatkeqësi e botës bashkëkohore, sepse gati nuk ka prodhim e që në te nuk ka numrin E (aditivë) që kërkon nga ai që ka kujdes të lartë regjistrin e numrave E të kontestuar dhe në mënyrë konstante të kontrollojë ushqimet. E që fatkeqësia me qenë më e madhe numri E i kontestuar ndryshon nga regjistri në regjistër, dhe kështu në regjistrin e vendosur në Wikipedia nga ana e një myslimani numri E i aditivëve të kontestuar është 63 ndërsa pa shenjën E 35, d.m.th. rreth njëqind numra që duhet përcjellë gjatë blerjes. Ndërsa në regjistrat tjerë është një numër mjaft më i vogël. Ndërsa në regjistrat e numrave E të ministrive për ushqim të disa shteteve evropiane (Suedia, Danimarka) tërheqin vërejtjen vegjetarianëve në numrat E që janë me prejardhje shtazore, gjithashtu kemi numra të ndryshëm.
Te disa prej tyre kemi 7 numra E, e te disa tjerë arrin numri më i madh se 50, e të tretët 29. Për çdo rast përcjellja dhe kontrollimi i këtyre numrave E gjatë blerjes është vështirë të aplikohet në praktikë, si dhe gjithmonë ekziston mundësia që disa numra të kontestuar nuk i kemi në regjistër. Kur diç vie në këtë nivel, kjo te dijetarët islam të Usulul-Fikhut dhe juristëve islam quhet rregull e fikhut "ma te'ummu bihi el-belva", d.m.th. nevojë e përgjithshme e cila i ndodh secilit mysliman.
Me nevojën e përgjithshme nënkuptohet përhapjen e një nevoje kështu që është tejet vështirë që njeriu të zgjidh ose largohet nga kjo (Ref'ul-harexh, Ja'kub Ba Husejn, faqe 435, Nezarijetud-darureti esh-sher'ijje, Vehbetu Ez-Zuhajli, faqe 123). Nga shembujt e nevojës janë: papastërtia nga e cila i vie rëndë njeriut që të ruhet sikurse sahibi uzra, d.m.th. ai të cilit pandërprerë i tajit urina apo nevoja fiziologjike. Ndërsa nga shembujt bashkëkohor mund të përmendet sigurimi për vetura.
Në realitet, të gjitha llojet e sigurimeve tregtare prej të cilave edhe sigurimi i veturave, janë haram sepse në vete përbëjnë dy llojet e kamatave të ndaluara, ngrënia e pasurisë së huaj pa themel dhe për shkak argumenteve tjerë të shumtë. Mirëpo, sot është e pamundur që njeriu të marrë lejen e vozitjes, d.m.th. të vozit veturë, pa pagimin e sigurimit.
E meqë pa vozitje të mjeteve të transportit jeta e sotme është e paparamenduar bile edhe e pamundur në kuptim të përgjithshëm, myslimani është i obliguar të paguajë këtë sigurim në mënyrë që të vozit. Kjo d.m.th. që pagesa e sigurimit të ndaluar është bërë nevojë e përgjithshme për çdo mysliman.
Nga definicioni i nevojës së përgjithshme shihet që ekziston lidhje e fortë në mes nevojës së përgjithshme dhe rregullit të fikhut "vështirësia kërkon lehtësim", sepse një prej shkaseve të dhënies së lehtësive është ekzistimi i nevojës së përgjithshme, andaj nga ky aspekt nevoja e përgjithshme bie në këtë rregull të fikhut.
Por, nuk është çdo nevojë e përgjithshme ajo që kërkon që të jepet lehtësia, për këtë dijetarët kanë vënë kushte (sharte) të caktuara që diç të mendohet si nevojë e përgjithshme.
Kushtet e nevojës së përgjithshme janë:
1. Që nevoja e përgjithshme të jetë reale e jo e imagjinuar, dhe të përfshijë gjithë njerëzit.
2. Që gjëja të jetë e gjendjes natyrale e jo të jetë rezultat i indiferencës së njeriut në kryerjen e obligimeve apo të lërjes së ndalesës.
3. Që bërja e asaj që mendohet si nevojë e përgjithshme mos të jetë me qëllim të përfitimit të lehtësisë, e nëse është kështu nuk i lejohet të marrë në këtë lehtësi.
4. Që nevoja e përgjithshme kufizohet vetëm në atë gjendje dhe që lehtësimi ndalet me ndaljen e nevojës së përgjithshme.
Çështja e konsumimit të aditivit me prejardhje shtazore i plotëson këto kushte.
Në fund, këtë çështje mund ta rezimojmë sa vijon: Myslimanit nuk i lejohet të prodhojë aditivë nga pjesët e derrit, kafshëve të ngordhura ose kafshëve mishi i të cilave është hallall por nuk janë të therrura sipas sheriatit. Tek ata është obligim që gjatë prodhimit të aditivëve të gjejnë zëvendësim për kafshët e lartëpërmendura në atë që është e lejuar sipas sheriatit, sikurse pjesët e kafshëve mishi i të cilave është hallall por janë therrë sipas sheriatit.
Prodhimet ushqimore në të cilat vendoset yndyra e derrit jo në formë aditivi i cili është i fituar nga yndyra e derrit, por yndyra e derrit e pastër e cila nuk ka pësuar kurrfarë ndryshimi kimik, sikurse disa djathëra, disa lloje të vajit, yndyra e margarinës, gjithashtu disa lloje të keksave, çokollata dhe akullore, këto prodhime ushqimore assesi nuk lejohen të konsumohen.
Aditivët (emulgatorët, zhelatina, etj.) me prejardhje shtazore të përfituara nga derri, ngordhësira, etj., që prodhohen në vendet perëndimore si dhe në vendet myslimane ku nuk ka kujdes për këto gjëra, janë të pastër dhe të lejuar për konsumim. Sepse kanë pësuar istihale (transformim dhe kthim në një gjë krejt tjetër) që e kanë vërtetuar shkencëtarët mjekësor myslimanë dhe jomyslimanë dhe që çështja e konsumimit të aditivëve bën pjesë në rregullën e fikhut "ma te'ummu bihi el-belva", d.m.th. kjo është nevojë e përgjithshme e cila kërkon dhënien e lehtësive.
Ve bil-lahi teufik.
Mr. Zijad Ljakiq
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
0 Comments