I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) tha: "Kushdo që e gjen mallin (pronën) e tij në gjendjen e tij origjinale te një person që ka falimentuar, ai ka më shumë të drejtë mbi të (mallin e vet) sesa kushdo tjetër." (Transmetuar nga Buhariu nr.2402) Shpjegim i hadithit: - Ky hadith fisnik shpjegon një vendim ligjor në lidhje me të drejtat e atyre që zotërojnë pronë nëse një debitor falimenton: Fjala në hadith: “Kushdo që e gjen pronën e tij në gjendjen e saj origjinale": që do të thotë, kushdo që e gjen pronën e tij që ia kishte shitur ose ia kishte dhënë në huazim dikujt tjetër, e malli i tij është ende ekzistues në gjendjen e saj origjinale, të papërdorur dhe të pandryshuar. Fjala në hadith: “Te një njeri që ka falimentuar": që do të thotë, ai person nuk është më në gjendje të paguajë borxhet e tij, dhe gjykatësi i Sheriatit e ka shpallur atë të falimentuar. Fjala në hadith: “Ai ka më shumë të drejtë për të (mallin e vet) se kushdo tjetër": që do të thotë, pronari i pronës (mallit të vet) ka të drejtë të kërkojë pronën origjinale përpara se prona e personit të falimentuar të shpërndahet midis kreditorëve të tjerë. Ky vendim është një shembull i përsosur i drejtësisë, pasi është e paarsyeshme të trajtohet dikush që zotëron ende pronën e tij si dikush që i detyrohet një borxhi të tjerëve. Shembull ilustrues: - Një burrë shiti një mall, siç është një biçikletë ose një pajisje elektronike (telefon,kompjuter..)dhe blerësi falimentoi para se ta shiste ose ta përdorte atë. Në këtë rast, shitësi ka të drejtë të kërkojë të njëjtin mall, (mallin e tij) pasi ai mbetet në gjendjen e tij origjinale. Megjithatë, nëse është konsumuar ose ndryshuar, ai trajtohet si çdo kreditor tjetër dhe i mbetet borxhë. -Përfitimi Jurisprudencial: Kushdo që ka pronë specifike me një person të falimentuar ka përparësi në rimarrjen e saj,pra të mallit të vet. Sa i përket dikujt që ka një borxh dhe pasuritë e të cilit nuk mund të identifikohen, ai ka të drejtë vetëm për pjesën e tij të kërkoj borxhin, së bashku me pjesën tjetër të kreditorëve, sipas asaj që vendos gjyqtari.(MV).
0 Comments