Advertisement

Responsive Advertisement

NË AJASOFJA MBAHET CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË 57 HAFIZËVE

 

NË AJASOFJA MBAHET CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË 57 HAFIZËVE

NË AJASOFJA MBAHET CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË 57 HAFIZËVE

Më 20 prill 2025, në Xhaminë e Ayasofyasë në Stamboll u mbajt ceremonia e diplomimit për 57 nxënës të cilët përfunduan memorizimin e plotë të Kur'anit (hafëzllëkun) në kuadër të programit “Edukimi i rregullt bashkë me hafëzllëkun”.
Në ceremoni morën pjesë figura të rëndësishme si guvernatori i Stambollit, Davut Gül, dhe myftiu i Fatihut, Abdurrahman Şenoğlu.

Nxënësit u shpërblyen me dhurata simbolike si: çerek altın, Kur’an-i Kerim dhe ora për nënat e tyre.

Drejtori i shkollës Imam-Hatip “Recep Tayyip Erdoğan”, Bayram Kefeli, theksoi rëndësinë e sistemit të edukimit “me dy krahë” – që përfshin si shkencat fetare ashtu edhe ato moderne – dhe tha se tashmë po përgatiten hafëzë që janë edhe shkencëtarë.

Ndërkohë, myftiu Şenoğlu vlerësoi përkushtimin e nxënësve dhe familjeve të tyre, duke u lutur që hafëzët të mos mungojnë kurrë në Stamboll dhe në viset islame.

Behar Kaceli

Post a Comment

0 Comments